Vendosni fjalën kyçe....

“SHBA-ja s‘e di ende me kë ka të bëjë!” – Erdogan mesazh Uashingtonit për sistemin raketor rus “S-400”


Turqia nuk është një ‘shtet fisnor’ që mund të shantazhohet, tha presidenti Erdogan, duke hedhur poshtë paralajmërimet amerikane lidhur me sistemeve anti-ajrore S-400 të prodhuara nga Rusia.

Ankaraja do të i vendosë sistemet e saj S-400, të cilat nuk do të ndalen nga asnjë kërcënim ose sanksion, bëri të qartë Erdogan, duke folur në qytetin lindor turk, Malatya, të dielën. Lideri turk madje guxoi të nxisë Uashingtonin të shkonte përpara me sanksionet që kishte planifikuar lidhur me sistemin S-400.

“Ju nuk e dini me kë keni të bëni. Çfarëdo sanksionesh që keni, mos i mbani në pritje, prezantojini ato. Kemi paguar për avionët F-35. Ju na kërcënuat. Ju na thatë t’i dërgojmë sistemet S-400 përsëri në Rusi. Ne nuk jemi një shtet fisnor. Ne jemi Turqia.” – tha Erdogan.

Reagimi i presidentit turk vjen në përgjigje të vërejtjeve të fundit nga Pentagoni, që të premten e kërcënoi Ankaranë me sanksionet më të forta të mundshme nëse nuk ndalet për sa i përket sistemit raketor rus.

“Ne kemi qenë të qartë dhe të palëkundur në pozicionin tonë. Një sistem operativ S-400 nuk është në përputhje me angazhimet e Turqisë si një aleat i SHBA-së dhe NATO-s.” – tha Pentagoni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *