Vendosni fjalën kyçe....

Shkencëtarët shpikin bojën që reflekton 95.5% të dritës së diellit, i mban ndërtesat të freskëta


Inxhinierët kanë krijuar një bojë të aftë të reflektojë 95.5 për qind të rrezeve të diellit, duke bërë që ndërtesa që do e përdorë do jetë më e freskët se temperatura e mjedisit e kjo do zvogëlonte përdorimin e kondicionerit gjatë verës.

Në kërkimet e kryera në Universitetin Purdue, në Indiana, inxhinierët kanë prodhuar bojë akrilike të jashtëzakonshme.

Ajo përdor teknologjinë e ftohjes pasive rrezatuese, që e mban sipërfaqen 10 gradë Celsius nën temperaturën e mjedisit natën dhe të paktën 1.7 gradë Celsius nën temperaturën e mjedisit në mesditë.

“Është shumë kundërintuitive që një sipërfaqe nën rrezet e diellit të jetë më e ftohtë sesa temperatura që raporton stacioni juaj i motit për atë zonë, por ne kemi treguar që kjo është e mundur.” – tha Xiulin Ruan, një profesor i inxhinierisë mekanike në Purdue.

Boja është rezistente ndaj konsumimit dhe e papërshkueshme nga uji e përveç kësaj nuk thith pothuajse asnjë energji diellore, duke reflektuar nxehtësinë larg ndërtesave e duke e ktyer përsëri në hapësirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *