Vendosni fjalën kyçe....

“Si po na grabit mafia e plehrave Rama-Veliaj-Ahmetaj-Zoto-Mërtiri-Ndraghetta” – Tabaku publikon videon


Demokratja Tabaku ka publikuar një video ku akuzon kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj e ministrin Ahmetaj se në bashkëpunim me mafian e plehrave po zhvasin e plaçkisin shqiptarët me aferën e incineratorëve.

Sipas Tabakut, plani që propozoi Basha për trajtimin e plehrave, në bashkëpunim me Bankën Botërore e GIZ parashikonte një çmim prej 37 eurosh për ton.

Ndërkohë, shkruan demokratja në Facebook, ‘afera e mafias së plehrave, Rama-Veliaj-Ahmetaj-Mërtiri-Zoto-Ndraghetta, paguan 84.4 euro/ton plehra nga taksat e shqiptarëve’.

“Faktet flasin vetë: Zgjidhja që i dha Basha çështjes së pastrimit të Tiranës dhe trajtimit të mbetjeve me studim nga Banka Botërore, do të kushtonte37€/ton. Afera e mafias së plehrave, Rama-Veliaj-Ahmetaj-Mërtiri-Zoto-Ndraghetta, 84.4 €/ton. A ka nevojë të themi se përse mafia kërkon 47.4 €/ton më shumë???” – shkruan Tabaku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *