Ministrja Spiropali ka sulmuar presidentin Meta. Ajo e quan atë Big Fish (Peshku i Madh) lidhur me dhënien e pasaportave shqiptare në shkelje të ligjit.
Më tej, në reagimin e saj në Facebook, Spiropali shkruan se kreu i shtetit është matrapaz duke lajmëruar se shumica do e durojë edhe pak, derisa partia e tij t’i bëhet hi.
“Big Fish-i i Presidencës jep qindra pasaporta në shkelje të ligjit. Nxjerr tallava-dekrete. Dërgon zuzarë matanë detit për të nxirë Shqipërinë. Sulmon, kërcënon, shantazhon gazetarë. Ta durojmë edhe pak big matrapazin. Derisa mikro partia t’i bëhet hi, por hiri kurrë më parti.” – shkruan Spiropali.