Shëndetësia është një nga dështimet më të rënda të Edi Ramës, shkruan numri dy i PD-së, Bardhi.
Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu ka publikuar një video ku shfaqet qytetari 53-vjeçar, Lutfi Çekirri, i cili humbi jetën ditën e sotme pasi ishte sorollatur në disa spitale, siç denoncoi ai dhe e shoqja në një video me zë e figurë.
Sipas Bardhit, sistemi shëndetësor në vend është rrënuar, stafet mjekësore janë të keqpaguar ndërsa qytetarët harxhojnë më shumë se 300 milionë euro në vit te privati.
“Shëndetësia është një nga dështimet më të rënda të Edi Ramës. Paaftësia, papërgjegjshmëria, vjedhja me koncesione e PPP po paguhen shumë shtrenjtë nga familjet shqiptare.
- Ilaçet nuk janë të sigurta.
- Sistemi është i rrënuar.
- Stafet mjekësore janë të keqpaguar. Shëndetësia falas nuk ekziston.
- Qytetarët harxhojnë mbi 300 milionë euro në vit tek privati.
Në video, Edi Rama vs. E Vërteta e qytetarit që humbi jetën duke kërkuar një serum nëpër spitale! Këmbana e alarmit po bie çdo ditë! Denonco, shpërndaje këtë video.” – shkruan Bardhi.