Vendosni fjalën kyçe....

Balla shpërndan maska në Librazhd: Të gjithë mund të kontribuojmë


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka shpërndarë sot maska në qytetin e Librazhdit, ku ka shkuar për të parë nga afër respektimin e masave anti COVID-19.

Basha shoqërohej nga kryetari i Bashkisë, Kastriot Gurra.

Balla u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e distancimit social si dhe të mbajnë maska mbrojtëse për ruajtjen e shëndetit.

“Masat #antiCOVID

Jo vetëm ekipet e Task Forcës, por të gjithë mund të kontribojmë me këshillimet për mbajtjen e maskës kudo, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e veprimeve individuale për të mirën e përbashkët. Isha në Librazhd dhe në zona të mbipopulluara sikurse janë tregjet, do të insistojmë në respektimin e plotë të masave antiCOVID, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.
Mos harroni maskën, distancën, higjienën.”- shkruan Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *