Vendosni fjalën kyçe....

Del videoja, pse Trumpi e ndërpreu në mes intervistën “60 minutëshe”


Publikohet intervista e presidentit amerikan Donald Trump për programin “60 minuta”, të cilën ai e ndërpreu përgjysmë.

Kujtojmë se presidenti Trump zbuloi para pak ditësh se e kishte ndërprerë në mes intervistën me gazetaren Lesley Stahl, pasi sipas tij ajo po i bënte pyetje më të vështira e më të sikletshme se kandidatit demokrat Joe Biden.

“Pyetja juaj e parë ishte: A je gati për pyetje të vështira. Ju nuk e pyesni kështu Joe Biden, e kam parë intervistën 60 minutëshe me Bidenin. I kam parë të gjitha intervistat e Bidenit. Nuk i është bërë asnjë pyetje e vështirë.  Nuk flitet kështu”, shprehet Trump.

Në këto momente ndërhyn një nga producentët që i lajmëron se s`ka dhe shumë kohë dhe se duhet të vijojnë me përgjigjet.

Trump e la intervistën pas 45 minutash, duke thënë se besonte se u kishte dhënë gazetarëve mjaft material.

Më herët gjatë intervistës, Trump tha se besonte që administrata e tij ka bërë një “punë të shkëlqyeshme me COVID-in”. Ai tha që shpresonte që Gjykata e Lartë të rrëzojë programin e Obamës për Shëndetësinë, ndërsa shtoi se administrata e tij “do dhe po” zhvillon një plan të ri të kujdesit shëndetësor. Trump nuk pranoi të japë detaje specifike.

Pasi Trump u largua nga intervista, sekretarja e shtypit Kayleigh McEnany i dha Stahl-it atë që ajo e quajti “planin e kujdesit shëndetësor të Presidentit”.

“Lesley, Presidenti donte që unë t’ju dorëzoja planin e tij të kujdesit shëndetësor, është pak e rëndë”– do shprehej McEnany.

Kjo ishte hera e katërt që Stahl interviston presidentin Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *