Vendosni fjalën kyçe....

E shoqja pa gjithçka, detajet nga vrasja e 50-vjeçarit në Fier


Të tjera detaje zbulohen lidhur me krimin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit. 50-vjeçari që u ekzekutua me plumb në kokë, Ahmet Toska, po shoqëronte bashkëshorten për në punë. Ajo mësohet se ka parë gjithçka.

Banorë të zonës kanë treguar se Toska nuk njihej si njeri problematik. Ai punonte në një pikë karburanti ndërkohë që bashkëshortja e tij në një furrë buke.

Ai e shoqëronte çdo mëngjes të shoqen për në punë dhe ajo ka parë gjithçka.

Fqinjët kanë treguar: “Dëgjuam krisma armësh, i njohim si familje e mirë. Po shoqëronte gruan për në punë, në një furrë buke.  Dëgjova ulërima, bashkëshortja po bërtiste ‘ma vranë, ma vranëëëë’. Fëmijët kanë parë lemeri, ishin në gjumë se ora 6 e mëngjesit. Por dëgjuam tre krismat dhe dolën. Autorët kanë qenë pa makinë, Këtë rrugë bënte gjithmonë”.

Autori ka qenë i maskuar dhe kjo e ka vështirësuar punën për policinë. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për identifikimin e autorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *