Vendosni fjalën kyçe....

ISIS bën thirrje për sulme ndaj industrisë saudite të naftës


Shteti Islamik u ka bërë thirrje anëtarëve të tij që të fillojnë të shënjestrojnë infrastrukturën e naftës në Arabinë Saudite. Kjo për shkak se po përmirëson marrëdhëniet me Izraelin.

“Shënjestrat janë mjaft… Filloni duke goditur dhe shkatërruar tubacionet e naftës, fabrikat dhe objektet që janë burimi i të ardhurave i qeverisë tirane“- tha një zëdhënës i grupit terrorist në një mesazh të regjistruar, të cituar nga Reuters.

Arabia Saudite hapi hapësirën e saj ajrore për fluturime midis Izraelit dhe disa fqinjëve në një lëvizje historike për Lindjen e Mesme. Sipas deklaratës së Shtetit Islamik, kjo ishte e mjaftueshme për ta kthyer Mbretërinë në një shënjestër.

Arabia Saudite ka qenë shënjestër e sulmeve të Shtetit Islamik edhe në të kaluarën, edhe pse asnjëherë në një shkallë të krahasueshme me atë që bëri grupi terrorist në Siri dhe Irak. Tani, Arabia Saudite po merr pjesë në sagën Izraelo-Palestinë, duke bërë thirrje për paqe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *