Katër fëmijë shqiptarë janë larguar nga kampi i Al Holit në Siri dhe janë kthyer në shtëpi. Lajmi është dhënë nga Hossam Elsharkawi, drejtori rajonal i Kryqit e Gjysmëhënës së Kuqe.
Ai ka postuar në Twitter fotografitë nga operacion teksa shkruan se operacioni u mundësia nga Gjysmëhëna e Kuqe siriane dhe bashkëpunëtorë të tjerë ndërsa pohoi se operacione të tjera humanitare të kësaj natyre do vijojnë.
Kampi i Al Holit në Siri u bë i njohur në rastin e Alvin Berishës, të miturit shqiptar që pas shumë peripecish u bashkua me të atin dhe motrat në Itali.
“Ku ka vullnet ka mënyrë! 4 fëmijë shqiptarë ishin në gjendje të linin vuajtjet në kampin Al Hol natën e djeshme dhe të shkonin në shtëpi. Faleminderit Gjysmëhënës së Kuqe të Sirisë dhe të gjitha palëve që e bënë të mundur këtë. Ne duhet të vazhdojmë operacione të tilla humanitare për familjet në nevojë.” – shkruan Elsharkawi.