Vendosni fjalën kyçe....

Kina teston një qytet të tërë për Covidin pas një rasti të vetëm pozitiv


Kina edhe një herë po kryen testime në masë për Covidin, duke testuar një qytet të tërë pas zbulimit të një rasti me koronavirus.

BBC shkruan se rreth 4.7 milion njerëz në qytetin e Kashgar po testohen për Covid-19, me 138 raste asimptomatike të gjetura deri më tani.

Kina ka qenë kryesisht e suksesshme në uljen e niveleve të pandemisë, por vazhdon të ketë shpërthime të vogla.

Provinca e Xinjiang është shtëpia e pakicës myslimane të Kinës (e ujgurëve), për të cilën grupet e të drejtave të njeriut thonë se po përndiqet nga qeveria në Pekin.

Shkollat ​​në qytetin e Kashgar janë mbyllur dhe banorët nuk lejohen të largohen nga qyteti nëse nuk kanë një test negativ.

Rasti i parë i shpërthimit në Kashgar ishte një grua asimptomatike që punonte në një fabrikë veshjesh në qnë periferi të qytetit.

Gruaja u zbulua se ishte e infektuar pas një “testi rutinë” dhe ishte rasti i parë lokal i zbuluar në territorin e Kinës për 10 ditë.

Testimi masiv filloi të shtunën, duke zbuluar edhe 137 raste të tjera asimptomatike.

Rastet asimptomatike nuk llogariten në numrin zyrtar të Kinës prej 85.810 infeksioneve të konfirmuara. Më shumë se 2.8 milion teste ishin kryer në Kashgar deri të dielën pasdite dhe sipas zyrtarëve të qytetit pjesa tjetër do të përfundojë brenda dy ditësh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *