Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka cilësuar Kryeministrin Edi Rama si të vetmin njeri me kartelë në politikë.
Kjo deklaratë e Kryemadhit ka ardhur në “Opinion” lidhur me një posttë Krim të kryeministrit në Instagram.
Në një video ku shfaqej Kryemadhi me Petrit Vasili, duke ironizuar Edi Ramën, Kryeministri ngrinte pyetjen: Dini gjë ku bie ky pavioni?
“I vetmi njeri me kartelë në politikën shqiptare nga pavioni nr.5, është personi që po pyet aty”, tha Kryemadhi.
Ndërkohë, e pyetur në studio nëse gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama ishte treguar shpërfillës ndaj LSI-së, Kryemadhi u shpreh:
“Ka përmendur LSI dhe Monika 85 herë, nuk është shpërfillës, por është makth”.