Vetëm 4 ditë i kanë mjaftuar Kuvendit për të caktuar ditën që Komisioni i Ligjeve të shqyrtojë dekretin presidencial për rikthimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.
Ditën e nesërme Ligjet do shqyrtojnë dekretin dhe me shumë gjasa brenda këtsaj jave do e dërgojnë për votim.
Presidenti ktheu ditën e premte të javës së kaluar sërish në Kuvend ndryshimet për Kodin Zgjedhor të miratuara më 5 tetor.
Ndryshimet Meta gjithashtu i referoi në Komisionin e Venecias për të marrë opinion urgjent, veprim që u përshëndet edhe nga Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi.
Ndërsa Edi Rama u shpreh i vendosur për ta kaluar sërish në Kuvend duke thënë se nuk ka kohë për të humbur.