Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj: Kujdes me publikimet, mos dekonspironi emrat, pjesëtarët e ISIS në kamp shohin rrjetet sociale


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ndodhur në Liban nga ku u krye procesi i nxjerrjes nga kampi Al Hawl dhe riatdhesimi i 4 fëmijëve dhe një gruaje shqiptare.

Por në një lidhje direkte me Top Channel në emisonin “Open”,  Lleshaj i bëri thirrje mediave që të bëjnë kujdes me publikimin e emrave pasi brenda kampit shohin mediat sociale dhe vënë në vështirësi ata që janë atje.

 “Duhet pasur kujdes me emrat pjesëtarët e ISIS që janë në kamp marrin informacione. Çdo dekonspirim emrash është vënie në vështirësi e personve që jetojnë brenda kampit.

I ftoj dhe mediat që të refuzojnë dhe të përmendin emrat e , çdo gjë që publikohet në mediat shqiptar merret vesh brenda në kamp, dhe merret vesh se ç’ndodh në mediat sociale. Autoritetet kurdë nuk e preferojnë aspak përmendjen e emrave që dalin jashtë”-tha Lleshja në emisionin “Open”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *