Vendosni fjalën kyçe....

Maduro: Kemi zbuluar mjekimin që asgjëson Covid-19 pa efekte anësore


Presidenti i Venezuelës, Maduro, thaë se vendi i tij ka zbuluar ‘një antiviral shumë efektiv’ që shkatërron koronavirusin pa ndonjë efekt anësor. Bari do i paraqitet OBSH-së për certifikim, shtoi ai.

“Dua të them se Venezuela ka zhvilluar një ilaç që asgjëson 100 përqind të koronavirusit.” – tha Maduro të dielën, duke e përshkruar atë si një ‘antiviral shumë efektiv’.

Ajo u krijua nga Instituti Venezuelës për Kërkime Shkencore (IVIC), i cili ka punuar për një kurë për virusin për gjashtë muajt e fundit, vuri në dukje ai.

Mjekimi bazohet në një molekulë të quajtur TR-10, që ishte e izoluar dhe kur u vendos kundër virusit, provoi efektivitetin e saj absolut, pretendoi ai.

Maduro tha se studimi tashmë është shqyrtuar nga ekspertë dhe shkencëtarë dhe do t’i paraqitet Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në mënyrë që të mund të certifikohen gjetjet e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *