Vendosni fjalën kyçe....

Meta ashpërson tonet: Për këlyshët e UDB-së, familjarët e ushtarëve të UÇK-së janë terroristë


Presidenti deklaroi sot se shpreson në reflektimin e qeverisë dhe shumicës lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kreu i shtetit tha se qëllimi i tij nuk ishte të nxiste protesta në vend duke thënë se priste përgjegjshmëri nga ana e deputetëve të shumicës.

“Unë e dëgjoj që tani jehonën e protestave por qëllimi i presidentit nuk është të nxisë protestat. Kur një qeveri shkel të drejtat e qytetarëve, zhyt vendin në borxhe kërcënuese për stabilitetin e saj dhe vë mure në rrugën e shqiptarëve drejt BE-së, presidenti sheh dhe e di se çfarë do populli dhe nuk do presë popullin, por në të njëjtën gjatësi vale do e zgjidhë këtë çështje. Shpresojmë te reflektimi, të ketë përgjegjshmëri.” – tha Meta.

Kreu i shtetit u pyet edhe lidhur me dhënien e shtetësisë futbollistit afrikan të Tiranës, për të cilën akuzohet se ka shkelur ligjin. Meta tha se për rastin në fjalë por edhe të gjitha rastet e tjera ka zbatuar në mënyrë rigoroze ligjin.

“Presidenti ka respektuar ligjin në mënyrën me strikte. Kjo është dosja e futbollistit dhe dokumenti që konfirmon se futbollisti nuk ka asnjë problem për sigurinë kombëtare. Ish-ministrja e Arsimit, nëse do ndiqte procedurat nuk do ishte as zv.ministre, as ministre e do duhet të priste disa vite për të marrë shtetësinë. Të njëjtën gjë kam bërë për familjarët e ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët dihet çfarë kufizimesh kanë. Për këlyshët e UDB-së ata terroristë quhen akoma por ata janë familjarë të patriotëve e atdhetarëve.” – shtoi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *