Vendosni fjalën kyçe....

“Mezi e pres rastin e parë në Shqipëri” – Infektohet me Covid-19 kryeinspektorja e shëndetit, Areti Beruka


Shefja e Inspektoriatit Shtetëror të Shëndetit, Areti Beruka, është prekur nga Covid-19.

Beruka u bë e njohur në ditët e para pas shpërthimit të pandemisë Covid-19 në botë, teksa në një emision televiziv pohoi se mezi priste që kronavirusi të vinte edhe në Shqipëri.

Beruka me profesion mjeke, është karantinuar në banesë.

E pyetur nga gazetarja nëse kishte frikë nga situata që do krijohej në vend nga Covid-19 ajo u përgjigj se duke thënë se nuk kishte.

“Absolutish jo. Ndoshta ka të bëjë me profesionin, por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek. E para do të kuptojnë njerëzit profesionistë që koronavirusi ka një gradë vijueshmërie shumë të ulët sesa ky që kemi gia. Përqindja e vdekshmërisë së saj është 2% . Mosha e fëmijëve 16 vjeç e kanë shumë të ulët dhe me shenja shumë herë më të lehta. Paniku që qytetarët kishin me SARS-in, apo me gripin e derrit, nuk është absolutisht më i rrezikshëm koronavirusi.” – deklaronte në 26 shkurt 2020, Beruka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *