Vendosni fjalën kyçe....

Miratohet ndryshimi i Kushtetutës së Gjeneralit Pinoçet, kilianët derdhen rrugëve për të festuar


Mijëra kilianë u dyndën në rrugë të dielën në mbrëmje pasi rezultatet e hershme treguan një fitore dërrmuese të fushatës ‘Mirato’, që kërkoi të zëvendësonte kushtetutën e tanishme me një seri të re ligjesh.

Mbështetësit e ndryshimeve kushtetuese festuan fitoren e tyre natën vonë, duke hedhur fishekzjarre, duke rrahur daulle e tenxhere, duke kërcyer dhe duke lëshuar parulla.

Gjatë referendumit të së dielës, rreth 78 përqind e njerëzve votuan për të zëvendësuar kushtetutën, që ishte në fuqi që prej sundimit dy dekadash të Gjeneralit Auguso Pinoçet. Sapo rezultati të zyrtarizohet, presidenti Sebastian Pinera, tha se do niste menjëherë puna për një kushtetutë të re për Kilin.

Një organ i ri qytetar me 155 vende do të zgjidhet për të punuar në një projekt për një kushtetutë të re. Grupi do të përfshijë një numër të barabartë burrash dhe grash. Gjithashtu, disa vende janë të rezervuara për përfaqësuesit e komuniteteve autoktone.

Kritikët e kushtetutës së vjetër thanë se ajo shërbeu për të përkeqësuar pabarazitë ekonomike dhe sociale dhe pengon reformave që kërkohen nga qytetarët e Kilit. Ata thonë se sektori privat ka një kontroll shumë të madh mbi shërbimet thelbësore si kujdesi shëndetësor dhe arsimi.

Gjenerali Pinoçet e mori pushtetin në vitin 1973 përmes një grushti shteti dhe qeverisi me një grusht të hekurt, i ndihmuar nga SHBA-ja falë politikave të tij antikomuniste dhe pro biznesit.

Ka njerëz në Kili që e vlerësojnë kohën e tij, por shumë të tjerë thonë se çfarëdo zhvillimi që solli nuk mund të justifikojë torturimin dhe vrasjen e kundërshtarëve politikë dhe nxitjen e korrupsionit qeveritar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *