Kryeministri Edi Rama ka folur këtë paradite lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit politik.
Rama shprehet i vendosur për ta votuar sërish Kodin Zgjedhor pa asnjë ndryshim, ndërsa thekson se vullneti i Parlamentit nuk mund të vihet në diskutim.
“Do ta votojmë sa më shpejt kur të caktohet seanca e votimit pa asnjë ndryshim, pikë dhe presje. Do ta votojmë kodin siç është votuar nga parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund të verë në diskutim vullnetin e parlamentit, aq më pak Ilir Meta”, deklaroi Rama.
Kujtojmë se presidenti Ilir Meta e ktheu pak ditë më parë për shqyrtim në Kuvend projektligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.