Publikohen në një platformë dixhitale kineze video dhe foto të Hunter Bidenit, të cilat e tregojnë atë duke përdorur drogë.
Siç shkruan Washingtonexaminer, pamjet janë publikuar të shtunën në mbrëmje nga një përdorues në GTV, që është e lidhur me ish-këshilltarin e lartë të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Bannon.
Personi që pretendohet se është djali i kandidatit demokrat Joe Biden, shfaqet duke përdorur drogë dhe duke u përfshirë në veprime seksuale me disa gra.
Një nga videot e akuzon Joe Bidenin si të kontrolluar nga Kina pasi shoqërohet me mesazhin: “Kandidati për president Joe Biden kontrollohet 100% nga Partia Komuniste Kineze si një nga instancat politike më të suksesshme të programit BGY.”
Siç shkruan RT, pamjet janë censuruar në Reddit ndërsa nuk duket të ketë ndonjë konfirmim se ato janë të ligjshme.
Faqet e tjera të mediave sociale kanë censuruar gjithashtu videon, madje Twitter ka kërkuar të ndalojë llogaritë që postojnë fotografi nga videoja, megjithëse kopjet kanë dalë në platforma të ndryshme pavarësisht përpjekjeve për ta ndaluar këtë.
GTV që publikoi videon, është një filial i GTV Media Group, që u themelua në prill të këtij viti nga miliarderi kinez Guo Wengui ( i arratisur në Kinë për mashtrim) dhe Steve Bannon.
Lidhja e Bannon është e dukshme pasi ai është një nga njerëzit që thuhet se ka pasur qasje në hard diskun famëkeq që dyshohet se i përkiste Hunter Bidenit. Në materialet e marra nga laptopi i Bidenit të ri tregoheshin dhe emaile që sugjeronin se Joe Biden ishte përfshirë në marrëdhëniet e biznesit të të birit ndërkohë që ishte zv.president në administratën e Barack Obamës.
Të dy Bannon dhe avokati i presidentit Rudy Giuliani kanë premtuar se do të ketë më shumë materiale të Hunter Biden. Madje Giuliani ka pretenduar se ka parë imazhe të vajzave të mitura në laptopin e Hunter Bidenit, të cilin thotë se ia ka dorëzuar policisë.
.@RudyGiuliani tells Newsmax that Hunter Biden had numerous pictures of “underage girls” on the laptop that reportedly belonged to him and that he has turned them over to the Delaware State Police.pic.twitter.com/pu6rNYTlV9
— Daily Caller (@DailyCaller) October 21, 2020