Vendosni fjalën kyçe....

Amy Coney Barrett konfirmohet në Gjykatën e Lartë të SHBA-ve


Senati amerikan ka konfirmuar gjyqtaren Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë, duke shënuar kështu një tjetër fitore për presidentin Donald Trump një javë para zgjedhjeve të përgjithshme.

Gjyqtarja u konfirmua me 52 vota pro dhe 48 kundër.

48-vjeçarja bëri betimin në Shtëpinë e Bardhë para Presidentit Trump.

Emërimi i saj vulos të ardhmen e parashikueshme me një shumicë konservatore (6-3) në organin e lartë gjyqësor të SHBA-ve.

BBC shkruan se vetëm një republikane, senatorja Susan Collins, votoi kundër të nominuarës të presidentit në votimin e mbajtur të hënën në mbrëmje.

Barret është e treat gjyqtare e emëruar nga presidenti republikan, pas Neil Gorsuch të emëruar në vitin 2017 dhe Brett Kavanaugh në vitin 2018.

Gjyqtarja Barret plotëson vakancën e lënë nga e ndjera Ruth Bader Ginsburg, një ikonë e liberalëve që u nda nga jeta muajin e kaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *