Një automjet i mbushur me emigrantë sirianë, pasi ka pikasur policinë është përpjekur të largohet me shpejtësi duke ecur kundravajtje në rrugë.
Rasti është regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Enkelana” në hyrje të qytetit të Pogradecit.
Për pasojë, mjeti është përplasur me bordurën anësore.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe dyshohet të ketë pasur rreth 4-5 refugjatë në makinë.
Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të një mjeti tjetër tip Benz që hapte rrugën për mjetin tip “ML” me refugjatë.