Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Meta do ta fusë vendin në spirale të rrezikshme, synimi i tij sabotimi i zgjedhjeve të 25 prillit


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, tha për gazetarët se deputetët e rrëzuan sot dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor duke refuzuar përpjekjen e presidentit Meta për ta futur vendin në një spirale të rrezikshme 6 muaj para zgjedhjeve.

Ai e akuzoi kreun e shtetit si sabotues dhe pengimi i zhvillimit të zgjedhjeve normale të 25 prillit.

“Kuvendi i Shqipërisë përmes Komisionit të Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit të Republikës për Kodin Zgjedhor. Rezultati i përket shumicës së deputetëve të Kuvendit për t’i dhënë rrugë hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kod. Duhet refuzuar përpjekja e Metës për ta futur vendin në një spirale të rrezikshme sa kohë që janë më pak se 180 ditë në dispozicion. Ilir Meta për asnjë moment me këtë dekret s’ka pasur për qëllim të përmirësojë kuadrin zgjedhor në Republikën e Shqipërisë, por si gjithmonë pozicioni i tij ekstremist ka qenë sabotimi dhe gjithçka për të penguar zhvillimin normal të zgjedhjeve të 25 prillit.” – tha Balla.

Më tej ai pohoi se shumica e mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias dhe se gjetjet e tij do merren parasysh për çështje të tjera pas zgjedhjeve që 25 prillit.

“Për shumicën Komisioni i Venecias gjithnjë është i mirëpritur për të sjellë një opinion të pjekur, i cili do diskutohet nga të gjitha forcat politike me vëmendje dhe do adresohet edhe për çështje pas 25 prillit, por tani s’kemi kohë për të humbur, për të hyrë në një aventurë. Implementimi i ligjit zgjedhor kërkon kohën e vet. Ne nuk kemi asnjë arsye që të mos e refuzojmë në sekondën e parë që kalon afati i procedurës Ilir Metën i cili me gjithë këtë përpjekje që është botërisht e identifikuar si përpjekja e një lideri alternativ të një opozite të copëtuar dhe lideri absolut i një partie të degraduar.” – tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *