Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Rama s’ka pse i trembet ekspertizës së Venecias, është gati t’i shpallë luftë BE-së


Pas rrëzimit të dekretit të presidentit Meta për Kodin Zgjedhor në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ka ardhur reagimi i selisë blu.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, shkruan se Shqipëria e ka detyrim që të bëjë zgjedhje me një ligj që është në përputhje me Kushtetutën dhe standartet ndërkombëtare.

Ai shton se kryeministri Rama nuk ka pse t’i trembet ekspertizës së Komisionit të Venecias për ligjin në fjalë.

“Shqipëria ka detyrimin që të bëjë zgjedhje me një ligj që është në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, që është në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë. Pasi pengoi marrjen e ekspertizës së ODIHR, Edi Rama nuk duhet t’i trembet ekspertizës së Komisionit të Venecias.” – shkruan Bardhi.

Numri dy i PD-së shton më tej se arroganca e kryeministrit Rama në injorimin e apelit të Komisionerit për Zgjerimin, e nxjerr zbuluar atë duke treguar se për pushtetin e tij është gati t’i shpallë luftë BE-së.

“Këmbëngulja arrogante e Edi Ramës në injorimin e apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi nxjerr zbuluar Kryeministrin autokrat që, për hallin e pushtetit të tij, është gati t’i shpallë luftë Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Shqiptarët nuk do ta lejojnë këtë! Reforma Zgjedhore dhe zgjedhjet demokratike janë kusht për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE. Duke mos dëgjuar këshillën për të pritur Opinionin e Komisionit të Venecias, Edi Rama po tenton të marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe të hedhë në erë zgjedhjet e radhës.” – mbyll reagimin e tij, Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *