Kreu i PD-së, Basha, deklaroi sot se asnjë nga partitë e reja që po formohen së fundmi, mes të cilëve edhe ajo e ish-kryetares së parlamentit, Jozefina Topalli, nuk kanë dalë nga PD-ja, por janë parti të krijuara nga kryeministri Rama.
I pyetur nga një gazetare gjatë bashkëbisedimit me mediat, kryedemokrati tha se këto lëvizje tregojnë sesa i pashpresë është kreu i qeverisë.
“Nuk ka asnjë parti të dala nga Partia Demokratike, ka vetëm parti të krjuara nga Edi Rama. Po prapë është i pashpresë. Madje kjo tregon sesa i pashpresë është.” – tha Basha.
Deklarata e kryedemokratit vjen teksa pak ditë më parë, ish-deputetja e PD-së në pesë mandate, Topalli, njoftoi themelimin e një partie të re.
Po kështu, javët e fundit janë themeluar parti të reja nga deputetët demokratë, Myslim Murrizi e disa të tjerë si dhe Rudina Hajdari që i është bashkuar lëvizjes ‘Nisma’.