Vendosni fjalën kyçe....

Greva e naftëtarëve në Ballsh, Kryemadhi: Vetëm me të ardhurat nga nafta, shteti u siguron pagat dhe vazhdimësinë e uzinës


Në Konferencën e sotme për shtyp, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur për çështjen e naftëtarëve.

Kryemadhi tha se gjendja e grave naftëtare që janë në grevë prej13 ditësh është e vështirë e madje paralajmërojnë se do ketë dhe fëmijë që do t’u bashkohen.

Zonja Kryemadhi thotë se qeveria mund t’i sigurojë pagat e prapambetura të naftëtarëve vetëm nga të ardhurat e naftës, e jo vetëm pagat por edhe vazhdimësinë e punës në uzinë.

”Nëse nuk do ketë një zgjidhje apo reagim nga qeveria, ato kanë bërë thirrje që do u bashkëngjiten dhe fëmijët. Ne si LSI i jemi drejtuar SPAK për të hetuar aferën korruptive por dhe KLSH-së. Jo vetëm të hetojnë por edhe të vendosin para përgjegjësisë ku është një proces gjyqësor ku shteti është me firmën fantazmë apo guackë. Që ka dalë si metodë për të përfituar nga paratë e shtetit.

Më e rëndësishmja është se përgjegjësia e shtetit shqiptar për rafinerinë është e drejtpërdrejtë. Është shumë e thjeshtë.

Vetëm me të ardhurat që vijnë nga nafta është mundësia për të paguar pagat e naftëtarëve, por edhe për të krijuar mundësinë e rifillimit të punës në uzinë. Që këta njerëz jo vetëm të marrin pagat por edhe vazhdimësinë e punës në uzinë.”- tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së bëri dhe një krahasim me Maqedoninë e Veriut e cila nuk prodhon naftë, e megjithatë çmimin e naftës e ka më të ulët se Shqipëria.

Ajo thekson se nga përqindja e çmimit të naftës në Shqipëri shteti fut në xhep 90 milion euro, ndërsa për pagat e naftëtarëve duhen vetëm 7 milion euro.

Ne do e ndjekim hap pas hapi, jo vetëm në kuadër politik por edhe administrativ. Dosja është shumë e madhe që nga privatizimi deri tek naftëtarëtë në grevë. Kujtojmë vitin 2000 kur uzina u shkëput nga Albpetrol, me 2 mijë punëtorë me pagat nga më të mirat në Shqipëri.

Kishte prodhime cilësore naftë dhe nënprodukte. Po rikujtoj, Maqedonia që nuk prodhon naftë, ka vetëm 40 fuçi në ditë, simbolike. Ne prodhojmë 23 mijë në ditë dhe në bursë çmimi i naftës në Shqipëri është 1 mijë e 600 lekë, në Maqedoni 900 lekë.
700 lekë u merren shqiptarëve. 700 lekëshi është për importin. Nafta vendase s’duhet tatuar. Janë 90 milionë euro që shteti shqiptar i fut në xhep prej përqindjes së naftës. S’po merrem me cilësinë. Ato pagat e naftëtarëve janë vetëm 7 milionë euro.”- deklaroi zonja Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *