Shtatë persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit në vend lidhur me Covid-19 sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Viktimat janë një infermiere 50 vjeçare nga Elbasani, një mjek 64 vjeçar nga Lushnja, një 61 vjeçare, një 62 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana, një 78 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese.
Për sa u përket rasteve të reja, ato janë 284 nga 1278 testime të kryera.
Në spitalin Infektiv e Sanatorium janë shtruar 285 pacientë, nga të cilët 15 janë në terapi intensive me 9 të intubuar.