Vendosni fjalën kyçe....

Komunikimi i Ramës dhe Kryemadhit me video në Instagram: Meqë nuk lejon komentet po të bëj tag


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste, Monika Kryemadhi, ka publikuar një video në “Instagram”, si një përgjigje për kryeministrin Edi Rama lidhur me Kodin Zgjedhor dhe pas videos që ky i fundit shpërndau për të në rrjetet sociale.

Kryemadhi i përgjigjet Ramës dhe për pyetjen “pse opozita është kundër ndryshimeve të Kodit Zgjedhor” dhe për deklaratat e tij pasi presidenti i drejtoi 8 pyetje Komisionit të Venecias për projektligjin.

Zonja Kryemadhi thotë se shqetësimi i Presidentit është t’u krijojë mundësinë të garojnë edhe partive të reja ndërsa vetë ajo si kryetare e LSI-së, thotë se ka hallin e të rinjve dhe të rejave shqiptare dhe pse me Kodin e Ri, opozita e bashkuar sipas saj merr 100 mandate deputetësh.

“Presidenti është i gjithë shqiptarëve dhe do që të përfaqësohen në parlamentin pas 25 prillit të gjitha partitë e reja që duan të krijohen apo dhe individë të tjerë. Prandaj kërkon që Kodi i ri Zgjedhor të mos jetë ky që ke miratuar ti. Ndërsa unë Monika Kryemadhi jam kryetare e LSI, kam hallin e të rinjve dhe të rejave, kam hallin për të krijuar figura të reja në LSI që të krijojmë hapësira të reja për të rinjtë dhe të rejat brenda LSI dhe me Kodin e Ri opozita e bashkuar bashkë me LSI fusin rrumbullak 100 deputetë në Parlament. Meqenëse ti nuk lejon komentet po të bëj tag.”- thotë Kryemadhi në videon e publikuar në Instastory.

Rama këtë mëngjes, publikoi një video ku shtronte pyetjen se pse opozita është kundër Kodit të ri Zgjedhor, kur Kryemadhi herë pas here është shprehur se opozita e bashkuar merr 100 mandate.

E pas deklaratës së Kryemadhit që shfaqet në video, Rama shkruan në anglisht se ”Gënjen Baba Xhikja atëhere”, duke iu referuar presidentit Meta.

 

View this post on Instagram

 

Gënjeka Baba Xhikja atëherë

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Paraditen e sotme, presidenti i vendit Ilir Meta i është drejtuar zyrtarisht Kuvendit me një kërkesë ku i kërkon të marrë parasysh opinionin e Venecias.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *