Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Pema me kokrra gjuhet, problemi i tij gara mes PS-së e LSI-së


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur në konferencën e sotme për mediat lidhur me sulmet e kryeministrit Edi Rama dhe diskursi për një shkrirje të LSI-së.

Zonja Kryemadhi thotë se problemi i kryeministrit Rama nuk është shkrirja e LSI-së, por gara mes PS-së dhe LSI-së kush do të dalë i pari. 

Kryemadhi u tha gazetarëve se ndihet mirë që Rama merret me LSI-në, pasi kjo sipas saj do të thotë që ai ka frikë nga kjo forcë politike.

Madje sipas Kryemadhit, në strukturat e PS-së flitet më shumë për LSI-në dhe kryetaren e saj sesa flitet për Ramën dhe ministrat e tij.

“Ju e dini se ka shumë parti të tjera që nuk ekzistojnë, janë pjesë e politikës dhe nuk dëgjojmë Edi Ramën të bëjë deklarata më të egra se për LSI-në. Nuk e dëgjojmë të thotë se këto janë shkrirë.

Fjalori arrogant i Ramës apo që në dukje duket arrogant por në thelb tregon frikë dhe panik, një nga problemet që ka është që a mos është gara mes PS dhe LSI kush del i pari.  Kush merr një votë apo mandate më shumë mes këtyre dy forcave politike.

Unë mendoj që ky është problemi që ka ramë, po të ishte problemi i shkrirjes nuk do të merrej fare. Ju merreni me një gjë që nuk konsiderohet? Përkundrazi. Pema me kokrra gjuhet. Pema pa kokrra mbahet si dekor.

Problemet që i ka krijuar LSI-ja gjithmonë Edi Ramës janë probleme që më vjen keq, por nuk kanë të bëjnë fare me të ardhmen e karrierës politike të Ramës. LSI ka një objektiv tjetër, kthimi i të rinjve në Shqipëri dhe kthimi i Shqipërisë në ‘shtëpinë e shqiptarëve’.

Ajo që mua më kënaq është sepse të merresh me LSI-në dhe sidomos me Monikën do të thotë që është vërtetë ekzistente. Kjo është një gjë shumë e mirë, dhe aq më shumë kur sot në strukturat e PS-së flitet më shumë për LSI-në dhe Monikën sesa flitet për Ramën dhe ministrat e tij. Kjo është pika e dobët midis marrëdhënies tonë, Rilindjes dhe LSI-së”, deklaroi zonja Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *