Vendosni fjalën kyçe....

Lame status mallëngjyes me “të rënë” në krye të detyrës: Unë u shërova nga Covid-19, po për punonjësit e mi s’shkroi kush


Kreu i Kadastrës, Artan Lame, njofton se është shëruar nga Covid-19.

Në një status mallëngjyes në Facebook-un e kadastrës ai shkruan se mediat shkruan vetëm për të që ishte prekur nga virusi dhe jo për 24 punonjësit e tjerë që u prekën gjithashtu.

Sipas Lames, mediat nuk shkruajtën për ata dhe 36 punonjësit e tjerë që janë prekur pasi ata janë njerëz të zakonshëm.

“Llogorja jonë

Unë sot dola nga karantina e kovidit. Kur unë u diagnostikova me këtë punë, shkruan gazetat. “Drejtori i përgjithshëm i Kadastrës me kovid!”, “Lame zë shtratin me kovid!” Ndoshta normale kjo, se helbete, goxha direktor!. Por bashkë me mua, ato ditë ishin në shtrat edhe 24 punonjës të tjerë të Kadastrës. Për ta nuk shkroi njeri, veç të afërmve të tyre. Sot që unë u ktheva në zyrë, janë në shtrat 36 punonjës dhe çdo ditë bien të tjerë. As për ta nuk shkruan njeri, se janë njerëz të zakonshëm, specialistë kokëulur.” – shkruan Lame.

Pjesa e dytë e statusit të Lames i kushtohet punonjësve të Kadastrës. Ai thekson se me gjithë ‘të rënët’ në krye të detyrës, Kadastra vijon punon normalisht dhe u uron puë të mbarë atyre që punojnë dhe shërim atyre që janë prekur nga Covid-19.

“Më lejoni të shkruaj unë dy fjalë për ta. Kjo është luftë. Secili prej nëpunësve të shtetit shqiptar ka vendin e tij në llogoren e gjatë të kësaj Lufte. Me gjithë këta “të rënë” në krye të detyrës, Kadastra vijon të punojë normalisht. Janë kolegët e tavolinës ngjitur, që vijojnë punën e kolegut që ka zënë shtratin. Dhe shërbimi nuk është ndërprerë për asnjë ditë, as për qytetarët, as për institucionet, as për procesin e rindërtimit, as për legalizimet, duke pritur secili në postin e tij që … t’i vijë radha e … krevatit. Ej çuna dhe goca, ju që ende jeni në detyrë “Punë të mbarë!”; dhe ju që kini zënë shtratin “Shërim të shpejtë!” dhe sa më pak dhimbje!” – mbyll reagimin Lame.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *