Vendosni fjalën kyçe....

Lubonja për krijimin e partisë së re nga Topalli: Përvoja ka treguar se kush krijon parti para zgjedhjeve o është blerë o është delirant


Analisti Fatos Lubonja në një intervistë për “Opinioin” në News 24 komentoi ndër të tjera edhe krijimin e partisë së re nga Jozefina Topalli.

I pyetur në studio nëse këto parti të reja do t’i shërbejnë kryeministri Edi Rama apo do të përbëjnë një pol tjetër, Lubonja u shpreh se kush krijon parti para zgjedhjeve, ose është delirant, ose është i blerë.

Ajo që mendoj unë është se këtu një pjesë e mirë e njerëzve kuptohet se kanë një emocion negativ ndaj Lulzim Bashës, që i ka nxjerrë jashtë. Po ti shohësh ata flasin më shumë kundër Bashës se kundër Ramës. Deri këtu është normale, por të krijosh parti është problem, sepse duhet ta kapërcesh emocionin dhe pastaj të krijosh parti. Ata duhet të kalojnë përtej inateve dhe interesave dhe të shohin kush është problemi kryesor në vend. Përvoja ka treguar se kush ka krijuar parti para zgjedhjeve o është blerë, o është delirant”-tha Lubonja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *