Presidenti Meta i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS-së, Balla, pas deklaratave të tij se rrëzimi i dekretit të Metës për Kodin Zgjedhor ndali spiralen e rrezikshme ku kreu i shtetit kërkonte të fuste vendin.
Në një reagim në Facebook, zëdhënësi i Metës, Blushi, i bën thirrje numrit dy të PS-së që të reflektojë deri të enjten.
“Z.Balla, reflektoni dhe thellohuni deri të enjten! Presidenti e dëgjoi thirrjen e Europës! Dëgjojeni edhe ju! Boll e morrët peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!” – shkruan Blushi në Facebook.