Vendosni fjalën kyçe....

“Procesi i përzgjedhjes në BKH u manipulua” – Kallëzohen në prokurori, Hajnaj, Kraja, Mara e Prençi


Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, kreu i SPAK-ut, Arben Kraja dhe dy anëtarët e Komisionit Vlerësues, Dritan Prençi e Vladimir Mara, janë kallëzuar penalisht me akuzën e manipulimit të procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kallëzimi është bërë nga një grup oficerësh të skualifikuar nga gara, të cilët pretendojnë se katërshja Hajnaj-Kraja-Mara-Prençi, kanë manipuluar fazën e tretë të procesit, atë të testimit fizik.

Ata e kanë dorëzuar kallëzimin në prokurorinë e Tiranës ndërsa kërkojnë që zyrtarët e SPAK-ut, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit, shefja e BKH-së dhe prokurorë të SPAK-ut të hetohen për falsifikim dokumentesh e shpërdorim detyre.

“Ndryshe nga testimi logjik, per të cilin ishte publikuar kufiri minimal kalues, në fazën e testimit fizik nuk është bërë asnjë trasparencë, nuk është dhënë asnjë kriter vlerësimi, asnjë kufi minimal kalues. Sikurse në testimin logjik përgjegjësia për saksionimin e kritetereve të konkursit është e drejtuesit të SPAK-ut Arben Kraja, anëtarëve të vlerësimit, Dritan Prençi e Vladimir Mara dhe drejtueses së BKH-së, Aida Hajnaj, të cilët në bashkëpunim kanë manipuluar konkurrimin dhe kanë shkatërruar garën.” – thuhet në padi.

Kallëzuesit thonë gjithashtu se nuk kanë informacion mbi çfarë bazash janë vlerësuar ata që janë kualifikuar në fazën tjetër, për sa kohë që në një pjesë të mirë të kohës, anëtarët e komisionit vlerësues nuk kanë qenë të panishëm në terren.

“Duke qene se kjo garë ka qenë e manipuluar me fitues të paracaktuar. Ndërmjet konkurrentëve është lejuar që të krijohet njëmjedis totalisht tallës dhe denigrues.” – thuhet më tej në padi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *