Vendosni fjalën kyçe....

Rama e bën të qartë: E kam sqaruar Varhelyi-n, parlamenti s’do presë asnjë sekondë për Kodin Zgjedhor


Pas kthimit nga Libani, kryeministri Rama ka mbajtur një konferencë shtypi në aeroportin e Rinasit, ku foli për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në kampet e ndryshme në Siri

I pyetur mbi deklaratat e Komisionit për Zgjerimin, Varhelyi, i cili bën thirrje që para rivotimit në Kuvend të Kodit Zgjedhor, të pritet opinioni i Komisionit të Venecias, kryeministri tha qartë se kjo nuk do ndodhë.

Rama tha se parlamenti nuk do presë asnjë sekondë për miratimin e ligjit në fjalë.

“Unë e kam sqaruar dhe komisionerin në një bisedë që kemi pasur, pa dorashka se parlamenti nuk do presë asnjë sekondë. Kemi zgjedhjet më 25 prill dhe s’kemi pse të hyjmë në spiralen e një aventure ku na fton Ilir Meta që ka qëllim të sabotojë këtë proces. Komisioni i Venecias është i mirëpritur të sjellë kur të pjekë opinionin e vet. Ai opinion do diskutohet me të gjitha forcat politike dhe do mbetet për të adresuar çfarëdolloj çështjeje që mund të dalë përtej 25 prilli. Nuk kemi kohë për të humbur dhe për t’iu futur një aventure. Implementimi i ligjit zgjedhor kërkon kohën e vet, është marrë një angazhim për identifikimin biometrik, koha është e ngushtë.” – deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *