Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Rinasi: Po punojmë për riatdhesimin e të gjithë shtetasve shqiptarë nga kampet siriane


Kryeministri Rama ka deklaruar nga Rinasi se qeveria do bëjë çmos që të kthejë në Shqipëri të gjithë personat që kanë mbetur në kampet në Siri.

Ai pohoi se disa raste janë tejet të vështira duke qenë se janë në territore ku janë në valle më shumë se një faktor.

Kreu i qeverisë e bëri deklaratën gjatë një konference me gazetarët nga aeroporti, pas riatdhesimit në Shqipëri të katër fëmijëve shqiptarë nga kampi sirian Al-Hol.

“Nuk kemi pritur të gjejmë lokacionet nga lajmet. Punojmë ngushtësisht me struktura të specializuara. Bëhet fjalë për operacione komplekse që bëhet për futje në territore ku duhen marrë parasysh më shumë se një faktor. S’kemi asnjë marrëdhënie me regjimin e Damaskut. Duhet dhe leje kalimi i tyre.” – tha Rama.

Kreu i qeverisë tha më tej se struktura që po merret me riatdhesimin e fëmijëve shqiptarë është ngritur prej kohësh dhe po punon në këtë drejtim.

I pyetur për numrin e shtetasve shqiptarë në këto kampe, Rama u tregua i rezervuar duke thënë se po punohet për identifikimin e tyre.

“Prej disa javësh e kemi ngritur këtë strukturë. Vendimin për të hyrë në territor është marrë në momentin e duhur. Ne ishim gati qysh më parë. Jo vetëm për këta 4 fëmijë, por dhe të tjerët. Nuk diskutohet, se kush ka bërë krim, do i nënshtrohet drejtësisë. Këto nuk janë çështje të miat. Thashë që nuk bëhet fjalë për një rrugë, por për një labirinth. Ka shumë faktorë dhe pengesa që duhen kapërcyer. Nuk mund të jap asgjë ekzakte, pasi së pari të gjitha identifikimet janë në përpunim e sipër nga strukturat përkatëse.” – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *