Vendosni fjalën kyçe....

Rama pritet nga Gjenerali Abass: Konfirmuam sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë nga Siria


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Beirut, ku është pritur në një takim nga gjenerali Abass.

Rama falenderoi gjeneralin, për ndihmën e dhënë për kthimin e fëmijëve shqiptarë që ishin në kampin e Al-Hol-it në Siri.

 “Beirut – Me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë🙏
#Faleminderit 🇦🇱 🤝 🇱🇧#Shukran”, shkruan Rama.

Ditën e sotme pritet të kthehen në vendin tonë 4 fëmijë dhe një grua. Lajmi u bë i ditur fillimisht dje nga Gjysmë Hëna e Kuqe Siriane, e cila njoftoi se kishte mundësuar së bashku me autoritetet shqiptare që të merrnin nga kampi 4 fëmijë së bashku me një grua shqiptare.

Qeveria shqiptare ka pasur një rol të rëndësishëm për kryerjen e operacionit pasi që prej kthimit edhe të Alvin Berishën është punuar për një operacion më të gjerë për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që qëndronin në kampin Al-Hawl.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *