Vendosni fjalën kyçe....

Riatdhesimi i 5 shqiptarëve nga Al Hol, dalin pamjet brenda kampit të forcave të anti-terrorit


Katër fëmijë dhe një grua e plagosur u nxorën nga kampi Hol dhe ditën e sotme mbërritën në Shqipëri. Operacioni për riatdhesimin e tyre është realizuar edhe me pjesëmarrjen e forcave të Antiterrorit shqiptar që prej dy muajsh ndodheshin në Liban por edhe më pas në kamp për të koordinuar punën së bashku edhe me autoritetet vendase në Siri që kontrollojnë kampin.

Gazetari i Euroneës Albania, Eni Ferhati u shpreh se ky ka qenë një aksion tepër i vështirë. Ai pohoi se krahas pesë shqiptarëve është bërë e mundur që të nxirren nga kampi Al-Hol edhe 15 shqiptarë të tjerë, të cilët më pas janë zhvendosur në një kamp tjetër, i cili sipas tij është më i sigurt për jetën e tyre.

Ka qenë një operacion i vështirë dhe ka pasur disa tratativa nga forcat e Anti-terrorit.  Forcat speciale që e shoqërojnë zyrtarët e Anti-terrorit Shqiptar janë Forcat Kurde Speciale, pasi ata kanë tagër atje në Siri. Krahas katër fëmijëve, bëhet fjalë për 15 shtetas të tjerë që janë nxjerrë nga kampin Al-Hol dhe janë dërguar në një kamp tjetër më të sigurt“, tha gazetari Ferhati.

Euronews Albania ka siguruar një video ekskluzive, ku në të shikohen forcat e të Anti-terrorit Shqiptar duke kryer kontrollet e fundit në kamp. Në pamje shfaqet edhe një simbol i flamurit të ISIS-it, që është i vendosur në një depozitë uji. Ky simbol duket se vijon të përdoret gjerësisht nga ana e personave të radikalizuar, të cilët ushtrojnë presion dhe mbajnë nën kontroll banorët në kamp.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *