Këngëtari Ricky Martin u ka kërkuar votuesve latinë që të votojnë për kandidatin demokrat për president, Joe Biden.
“Unë mendoj se ai është opsioni i vetëm që kemi dhe ai është i shkëlqyeshëm dhe ai ka qenë në politikë gjithë jetën e tij”– tha Martin në një intervistë për revistën “Variety”.
Ai shton: “Ky është momenti. Ne të gjithë duhet të bashkohemi dhe të ngrejmë zërin për rrjedhën e këtij kombi.”
Këngëtari me origjinë nga Porto Riko, pranoi se ka mbështetës të Trump-it brenda komunitetit latin, diçka që ai e përshkroi si ‘me të vërtetë të frikshme’.
“Është jashtëzakonisht trishtuese”, tha ai, duke shtuar: “Trumpistët bëjnë shumë zhurmë. Dhe është e frikshme të shohësh entuziazmin e tyre, por ne, ne po bëjmë atë që është e drejtë, në mënyrën e duhur dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në nëntor. Unë jam shumë optimist.”
Martin doli publikisht si homoseksual në vitin 2010.
Në vitin 2017, ai u martua me Jwan Yosef, një piktor sirian-suedez me origjinë kurde dhe armene, dhe të dy po rritin së bashku katër fëmijë.
“Unë jam latin, homoseksual dhe i martuar me një arab që jeton në Amerikën e Trumpit”– tha Martin duke shpjeguar se nuk ishte dakord me politikat e presidentit Trump lidhur me imigracionin, martesat homoseksuale dhe politikën e jashtme.