Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka postuar një video që rikujton tenderin e Unazës së Re në Tiranë nga një kompani që falsifikoi dokumentet.
Lidhur me këtë Shehaj thotë se afera u mbyll vetëm me një recepsionist të dënuar, duke akuzuar se përgjegjësit e vërtetë nuk u vunë përballë drejtësisë.
Shehaj shkruan më tej se korrupsioni dhe pandëshkueshmëria janë problemi kryesor i Shqipërisë.
“Kaos, mashtrime, gënjeshtra, falsifikime dokumentesh, shkelje e të drejtave të njeriut, shkelje kushtetuese.
Afera e “Unazës së Re” është një histori e pastër korrupsioni dhe pandëshkueshmërie. Rama, Gjiknuri dhe Qëndro nuk u hetuan apo gjykuan kurrë nga drejtësia dhe vazhdojnë të abuzojnë me paratë e shtetit shqiptar.
Korrupsioni dhe Pandëshkueshmëria janë problemi kryesor i Shqipërisë. Nëse përgjegjësit nuk dënohen atëhere Shqipëria nuk ka për t’u bërë kurrë një vend i zhvilluar dhe perëndimor.
Mos harro çfarë ndodhi. Mos beso asnjë fjalë nga kjo qeveri”-shkruan Shehaj.