Vendosni fjalën kyçe....

Tentativa e grabitjes në Vlorë me veshje policësh, arrestohen 5 persona


Policia ka arrestuar 5 persona në Vlorë, të cilët dyshonin se grabisnin banesa të veshur si police.

Sipas policisë, këta persona kanë tentuar të grabisin familjen e qytetarit Fidel Caushaj, në fshatin Kropisht të Selenicës.

Zoti Çaushaj pati deklaruar për mediat, se dy ditë më parë disa persona të maskuar si policë kishin tentuar ta grabisnin.

Ata mbanin jelek, maska, radio marrëse, armë me vete, kur i erdhën në derë të shtëpisë duke i thirrur: “Policia e shtetit, uli duart poshtë”.

“‘Policia e shtetit, uli duart poshtë’- më thanë. Të pajisur komplet si policisë. 18:30 ka qenë ora, sa erdhëm në shtëpi. I thash djalit erdhi një makinë, po dal të shikoj te porta. “Policia e Shtetit” më thanë. Kështu vjen policia u thashë dhe i shava. Unë i shava më shanë dhe ata dhe u mbërthyem. Dy më kapën mua ndërsa njeri iku. Ata ishin të maskuar, vetëm sytë dukeshin. Njeri më hodhi prangat, bënte kontroll, ndërsa dy më mbanin mua.”– tregonte qytetari.

Policia thotë se ka sekuestruar dy automjete, automjetin e markës “Benz” me të cilin u larguan autorët dhe automjetin e markës “Nissan” me të cilin udhëtonte njëri nga të dyshuarit, në momentin që u arrestua.

TË DHËNAT E POLICISË

Zbardhet në kohë rekord tentativa për vjedhje në fshatin Kropisht, Selenicë.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale identifikohen, lokalizohen dhe arrestohen pesë autorët e dyshuar të ngjarjes.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 2 automjete.

Vijon puna nga shërbimet e Policisë për gjetjen e armës me të cilën autorët do kryenin vjedhjen.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në fshatin Kropisht, Selenicë, ku persona të maskuar dhe të armatosur, duke u prezantuar si punonjës policie, kanë tentuar të vjedhin nën kërcënimin e armëve në banesën e shtetasit F. C., menjëherë, pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë u ngrit grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta profesionale dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj pronës në DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe ata Stacionit të Policisë Selenicë u bë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje dhe menjëherë u organizua puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat, në Selenicë dhe në Vlorë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i pesë autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht:

  1. Sh., 31 vjeç, L. E., 29 vjeç, E. S., 26 vjeç, E. M., 34 vjeç, banues në Selenicë dhe E. Dh., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar dy automjete, automjetin e markës “Benz” me të cilin u larguan autorët dhe automjetin e markës “Nissan” me të cilin udhëtonte shtetasi A. Sh. në momentin e kapjes nga Policia, tre aparate celularë dhe prova të tjera materiale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje me armë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *