Pas thirrjes së djeshme, Komisioneri për Zgjerimin, Varhelyi, i është përgjigjur kryeministrit Rama lidhur deklaratën e djeshme të bërë nga kreu i qeverisë.
Rama deklaronte dje se e mirëpret Opinionin e Komisionit të Venecias, duke shtuar se parlamenti nuk do e presë atë por do vijojë me votimin e tij.
Varhelyi shkruan sot në Twitter se do ishte e matur që të pritej dorëzimi i opinionit para rivotimit në Kuvend.
“Kodi zgjedhor i Shqipërisë: I kënaqur që Kryeministri mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese të korrikut. Për këtë arsye do ishte e matur të pritet dorëzimi para rivotimit në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021.” – shkruan Varhelyi.