21 milionë lekë gjoba janë vendosur nga policia në mbarë vendin ndaj qytetarëve që janë kapur pa maskë.
Sipas bluve, 706 qytetarë janë ndëshkuar me nga 30 mijë lekë secili nga patrulla e përgjithshme apo policia rrugore.
Gjashtë nga të gjobiturit janë shoqëruar fillimisht në polici pasi nuk kanë pasur me vete dokumentin e identifikimit dhe pas firmosjes së gjobës janë larguar.