Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen katër persona në Tiranë


Katër persona, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga policia e Tiranës 24 orët e fundit.

Në pranga ka rënë 62-vjeçari me iniciale P.M., i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Po kështu është arrestuar 48-vjeçari me iniciale A.H., pasi akuzohet për dhunë ndaj së bijës.

Është ndaluar edhe 54-vjeçari me iniciale M.P. pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ndërsa një 20-vjeçar me iniciale H.T., është proceduar në gjendje të lirë.

Njoftimi

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit P. M., 62 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Përndjekja”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 48 vjeç, pasi, në Allias, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij.

Specialistët e Qarkullimin Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. P., 54 vjeç, pasi në rrugën “Abedin Rexha”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.05 mg/l.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi H. T., 20 vjeç, pasi, në Rrugën e Durrësit, duke qarkulluar si pasagjer në një mjet ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Rrugore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *