Vendosni fjalën kyçe....

Brataj: Ilaçet mos i merrni nga kushëriri, lokalet do mbyllen nëse nuk respektohen masat


Kreu i Urgjencës kombëtare, Skënder Brataj në një intervistë në Report Tv foli për situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Brataj ka kërkuar respektimin e masave nga ana e qytetarëve.

Brataj tha se mbyllja e bareve dhe restoranteve do bëhet nëse nuk respektohen rregullat.

Lidhur me mjekimin, kreu i urgjencës ka thënë se nuk duhet të merren ilaçe nga kushëriri por nga mjeku.

Njerëzit të gjithë që marrin në telefon a do mbyllemi. Zotëri respektoni rregullat, kjo punë nuk bëhet vetëm do bashkëpunim. I vetmi moment në histori që duhet bashkëpunimi i të gjithëve. Jo ilaçe nga kushëriri, nga mjeku. Tani  që po vija lokalet jo plot dhe të rinjtë jo afër njëri tjetrit. Pse duhet të diskutohet a mbyllen baret dhe restorantet nëse nuk kontrollohet situata. Do merren masa nëse nuk respektohen rregullat“-tha Brataj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *