Vendosni fjalën kyçe....

Debati për karikaturat e Charlie Hebdo, Kapexhiu-Nanos: Nëse më fyen gjënë e shenjtë unë të vras


Karikaturisti Bujar Kapexhiu dhe analisti Mustafa Nano janë përplasur me tone të ashpra gjatë një debati në emisionin “Open” për fenë islame dhe islamofobinë, referuar ngjarjeve të fundit në Francë dhe përplasjes Macron-Erdogan.

Kapexhiu iu drejtua Mustafa Nanos: “Nëse do të më fyesh në gjënë e shenjtë Nano, unë ty të vras”.

Kapexhiu shtoi se nuk mund të vendoset një shenjt në një pozicion denigrues dhe se kush është ateist, “le ta mbajë për vete, por s’ka pse fyen të tjerët”.

Nëse Muçi e quan veten ateist, un këtyre i them të pafe, le të mbajë atë të tijën dhe nuk ka pse të fyej nj të shenjtë që e duan ët tjerët. Mos e  vendos në pozicione denigruese. Karikaturistët francezë marrin guximin dhe e vizatojnë në karikaturë, por  pranojmë këtë, por mos e vendos në situata të turpshme”-tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *