Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar ka dhënë dënimin për personat e Dosjes 339/3, që është pjesë e Dosjes 339 për zgjedhjet në Durrës.
Ata janë dënuar për prodhim e shitje lëndësh narkotike ndërsa gjykata ka rrëzuar akuzën e prokurorisë për grup të strukturuar kriminal.
Të dënuarve do u ulet një e treta e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Dënimet e dhëna
- Ramadan Dushaj me 9 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 6 vite burgim.
- Rezart Cacani me 9 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 6 vite burgim.
- Neritan Saraçi me 7 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,8 vite burgim.
- Ardit Haxhagiqi me 8 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 5,4 vite burgim.
- Vilson Noka me 14 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,4 vite burgim.
- Fatbardh Gostini me 7,6 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 5 vite burgim.
- Luan Boça me 7 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,8 vite burgim.
- Elis Guri me 7 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,8 vite burgim