Një shtetase dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte në Tiranë.
40-vjeçarja me iniciale M.B 40-vjeç u hodh nga lartësia dhe për pasojë ndërroi jetë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën Him Kolli.
“Më datë 28.10.2020, rreth orës 20:15, në rrugën “Him Kolli”, dyshohet se është vetë-hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte, shtetasja M.B., 40 vjeç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.