Vendosni fjalën kyçe....

Endri Hasa nxjerr dokumentet: Qeveria u ndryshoi prindërve të mi vendbanimin pa kërkesën e tyre


Ish-deputeti demokrat Endri Hasa ka denoncuar problemin me ndryshimin e vendanimeve të qytetarëve pa miratimin e tyre dhe thotë se një gjë e tillë u ka ndodhur dhe prindërve të tij.

 Hasa kërkon nga SPAK që të veprojë pasi është bërë një muaj që nga kallëzimi i PD-së dhe ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

PD disa herë ka sugjeruar se ndryshimi i vendbanimeve në Hjendje Civile të qytetarëve, po bëhet për efekte elektorale.

Qytetarët vazhdojnë enden rrugëve, shkojnë në institucione dhe zbulojnë që sipas Gjendjes Civile nuk banojnë më aty ku kanë banuar prej vitesh.

Kjo ndodh sepse Sandër Lleshaj i ka ndryshuar shqiptarëve vendbanimin pa kërkesën e tyre!

Po mbushet muaji nga depozitimi i kallëzimit penal në SPAK dhe asnjë veprim nuk është ndërmarrë!

Askush nuk po hetohet për ndërhyrjen në databazën më të rëndësishme shtetërore.

Provat dhe faktet janë aty, mjafton dikush të hetojë dhe të çojë para drejtësisë autorët.

Po mbushet muaji dhe asgjë nuk është bërë për të rikthyer adresat në gjendjen e ligjshme!

Prindërve të mi i është ndryshuar vendbanimi si qindra mijëra shqiptarëve pa kërkesën dhe dijeninë e tyre!

Asgjë s’ka ndryshuar deri sot, adresa e gabuar rezulton ende në çdo shërbim që marrin.

SPAK duhet t’i kishte sekuestruar tashmë të gjitha të dhënat për të vërtetuar ndërhyrjet e paligjshme në sistem me qëllim ndryshimin e adresës së vendbanimit.

Përgjegjësit duhen vënë para drejtësisë menjëherë!”– shkruan Hasa i cili ka publikuar edhe dokumentet që konfirmojnë ndryshimin e vendbanimit të prindërve të tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *