Vendosni fjalën kyçe....

Franca paralajmëron qytetarët e saj “të jenë vigjilentë” nga frika për sulmet terroriste


Zyrtarët francezë kanë paralajmëruar qytetarët që jetojnë ose udhëtojnë jashtë vendit që të tregojnë kujdes pas rritjes së zemërimit për karikaturat e Profetit Muhamed dhe vrasjes së mësuesit Samuel Paty.

Ministria e Jashtme franceze nxori të martën ​​këshilla të reja udhëtimi për qytetarët në Bangladesh, Indonezi, Irak dhe Mauritania, shkruan RT. Kjo pasi vendet myslimane i akuzuan udhëheqësit në Francë për “Islamofobi” dhe u kërkuan njerëzve të bojkotojnë mallrat franceze.

Udhëzimi i nxit qytetarët francezë të kenë “vigjilencë më të madhe”, veçanërisht në “vendet që frekuentohen nga turistët ose komunitetet e huaja”, si dhe të qëndrojnë larg protestave dhe tubimeve publike për shkak të frikës nga hakmarrjet e mundshme.

Pasi një ekstremist islamik çeçen i preu kokën një mësuesi për shkak se ai u kishte shfaqur karikaturat nxënësve, Franca i qëndroi fort të drejtës së saj për të botuar karikaturat e Profetit Muhamed, të cilat myslimanët i konsiderojnë blasfemuese.

Presidenti Emmanuel Macron refuzoi të “hiqte dorë nga karikaturat”.

Irani, Jordania, Kuvajti dhe Turqia kanë dënuar botimin e karikaturave, të nxjerra fillimisht nga revista Charlie Hebdo që u sulmua 5 vjet më parë.

Organizata e Bashkëpunimit Islamik ka paralajmëruar se veprimet e zyrtarëve brenda vendit mund të “rrezikojnë të dëmtojnë marrëdhëniet Franceze-Myslimane”.


Franca iu përgjigj kritikave të vendeve të tjera, duke deklaruar se veprimet e saj nuk janë islamofobe, por mbrojtje e “lirisë së shprehjes” dhe “lirisë së fesë” dhe se politikanët e tyre do të veprojnë me çdo forcë për të dënuar “çdo thirrje për urrejtje”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *