Një numër i lartë viktimash lidhur me Covid-19 është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e 24 orëve të fundit.
Sipas saj, në dy spitalet që trajtojnë të prekurit nga koronavirusi kaë ndërruar jetë gjashtë persona. Nga 1397 testime të bëra janë gjetur 311 raste të reja me koronavirus.
Raportohet se 289 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv e Sanatorium. Ministria u bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e vendosura për frenimin e përhapjes së Covid-19.